BDI shpall Naser Ziberin kandidatin shqiptar për kryeministër në MV

BDI shpall Naser Ziberin kandidatin shqiptar për kryeministër në MV

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili nisi sot fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik, në konventën promovuese në Prespë shpalosi emrin për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ish-deputetin dhe nënkryetarin e qeverisë dhe bashkëpërpilues i Marrëveshjes së Ohrit, Naser Ziberi.

“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspertë dhe opinionin krijues, por edhe me miq e dashamirës, arritëm deri tek emri unifikues dhe me merita për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit njëetnike në Maqedoninë e Veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi i cili i ka të gjitha virtytet për drejtuar ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë”, theksoi Ahmeti.

Ndërsa kandidati për kryeministër  Naser Ziberi, në fjalën e tij, u shpreh i bindur se ka ardhur koha për barazi të plotë.

“Më befasoi thirrja e Ali Ahmetit me ftesë për takim në zyrën e tij. Më njoftoi që ishte konsultuar me shumë njerëz të respektuar të shoqërisë civile dhe akademike dhe se emri im ishte ndër të propozuarit si kandidat mbipartiak”, theksoi Naser Ziberi.

“Sinqerisht, u befasova dhe natyrisht u ndjeva i vlerësuar. Për të qenë plotësisht i sinqertë, mendova me vete se kjo jo vetëm që do të ndryshonte jetën time por ishte gjithashtu një përgjegjësi mjaft e madhe. Një vendim jo i thjeshtë për t’u marrë dhe jo shumë kohë për ta menduar. Por, çeliku kalitet në zjarr dhe individi vlerësohet nga vendimet që merr për të mirën shoqërore përballë rehatisë individuale dhe vendosa të them PO!, shtoi  Ziberi.

Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit.

Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe aktualisht ushtron profesionin e noterit. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy