Informaliteti në ndërtim/ Mena: Është i gjithë zinxhiri. Caca: Shteti e ka lënë vetë

Informaliteti në ndërtim/ Mena: Është i gjithë zinxhiri. Caca: Shteti e ka lënë vetë

Dëshira Mena, inxhiniere tha në studion e MCN Informacion se pagat janë vetëm një hallkë e zinxhirit të informalitetit që prek të gjithë sektorin e ndërtimit. 

 

Është shqetësues jo vetëm për nivelin e pagave, që është pjesa që ndjehet më shumë dhe preket më shumë, por është shqetësues për të gjithë zinxhirin e informalitetit që prodhohet në këtë lloj biznesi.

 

Nuk fillon vetëm tek pagat. Pagat janë gjëja e fundit që deklarohen dhe ka një listë pagesash që verifikohet nga tatimet. Por që nga momenti i idesë ka një kosto. Nuk bëhet lirë. Nuk mund të futesh në sektor pa shpenzime. 

 

 

Gjergji Caca, arkitekt tha se shtetit e ka lënë vetë të gjithë informalitetin. 

 

Jemi në tregun e dëshirave, e kam thënë gjithmonë. Nuk funksionojmë me rregulla. 

 

Numri i fuqisë punëtore është gati 65 mijë. Ndërtimi po të pjesëtojmë metrat katrorë të lejeve me 65 mijë punëtorët do të shohim nga del ky ndërtim. Po të shkojmë tek tenderat se kemi ca rrugë s’po mbyllen dot. 15 km rrugë po shkojnë me vite. 

 

Shteti i ka lënë vetë, se nuk mundet që një kompani që ka 5 punëtorë të marrë 10 tendera. Si mund ta përballojë një kompani kur s’ka fuqi punëtore. Si i plotëson dokumentet e fuqisë punëtore. Këto janë lënë qëllimisht. Është pjesa që këtu ne funksionojmë me arnime. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy