Njëzet firmat më të mëdha prodhojnë 55% të mbetjeve plastike në botë

Njëzet firmat më të mëdha prodhojnë 55% të mbetjeve plastike në botë

Njëzet kompani janë përgjegjëse për prodhimin e më shumë se gjysmës së të gjitha mbetjeve plastike në të gjithë botën. Sipas studimit të ri ky fakt po nxit krizën e klimës dhe po krijon një katastrofë mjedisore.

Ndër bizneset globale përgjegjëse për 55% të mbetjeve të paketimit plastik në botë janë dy korporata shtetërore dhe shumëkombëshe, duke përfshirë gjigandët e naftës e gazit dhe kompanitë kimike, sipas një analize të re gjithëpërfshirëse.

Indeksi i Krijuesve të Mbeturinave Plastike zbulon për herë të parë kompanitë që prodhojnë polimere që bëhen sende plastike të hedhura, nga maskat e fytyrës tek qeset plastike dhe shishet, të cilat në fund të jetës së tyre të shkurtër ndotin oqeanet ose digjen e hidhen në depo.

Ai gjithashtu zbulon se Australia kryeson një listë vendesh për gjenerimin e mbetjeve plastike njëpërdorimshme për frymë, përpara Shteteve të Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Britaninë.

Sipas studimit ExxonMobil është ndotësi më i madh i mbetjeve plastike njëpërdorimshe në botë, duke kontribuar me 5.9 milion tonë në malin global të mbetjeve. Këtu përfshihen edhe kompanitë Wood Mackenzie, London School of Economics dhe Stockholm Environment Institute. Kompania më e madhe e kimikateve në botë, Doë, e cila është e vendosur në SHBA., krijoi 5.5 milion tonë mbetje plastike, ndërsa ndërmarrja e naftës dhe gazit e Kinës, Sinopec, krijoi 5.3 milion tonë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy