
Pastrimi i qytetit dhe akuzat ndaj delegacionit të BE-së në Shqipëri kanë qenë dy elementët kyç të protestës së mbajtur ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës.
Gazertari Andon Kello tha gjatë një lidhje për MCN Tv se pjesëmarrja ka qenë modeste dhe se në protestë opozita ka ngritur shqetësimin se pse po promovohet kryebashkiaku Veliaj kur është nën hetim.
Kauza kryesore ka qenë pastrimi i qytetit, prandaj simbolika ka qenë disa thasë me plehra. Ata akuzuan Veliajn për keqmenaxhim të grumbullimit të mbetjeve, por edhe aferat sipas tyre, inceneratori kanë ndikuar në këtë situatë.
Opozita është e shqetësuar pse promovohet Veliaj kur është nën hetim. Ka pasur akuzë konkrete ndaj delegacionit të BE, dhe ambasadorit Silvio Gonzato.
Pjesëmarrja ka qenë modeste. Pritet një vjeshtë protestash.



