Sula: Nëse nuk ka ndërhyrje në zgjedhje opozita merr Elbasanin, Durrësin dhe Shkodrën

Sula: Nëse nuk ka ndërhyrje në zgjedhje opozita merr Elbasanin, Durrësin dhe Shkodrën

Deputeti Dashnor Sula deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se nëse mazhoranca nuk ndërhyn tek deformimi i votës në këto zgjedhje opozita do të dalë shumë mirë.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Sula tha se nëse nuk ndodh ky veprim opozita merr Durrësin, Elbasanin dhe Shkodrën.

E kam thënë gjithmonë që njeriu që do t’i marrë të gjitha për vete bën gabimin më të madh,  jemi në moment të vështirë. Vij nga 3 takime në fshatra. Më tha një fshatar: Kjo qeveri na ka sjellë punën në atë pikë, na ka vënë lakun dhe duhet të shembë stolin nëse nuk e kuptoni, mos e kuptofshi.

Puna ka arritur keq dhe njerëzit janë të motivuar të bëjnë ndryshimin, pavarësisht problemeve të opozitës, kjo më ka entuziazmuar.

5-10% bëhet diferenca, aq probleme kanë qytetarët sa nuk ia keni idenë. Është për të ardhur keq gjendja.

Problemi është që një 5-10% deformohet, blerja e votës, administrata. Mazhoranca deri tani nuk ka bërë asnjë lëvizje, nëse vazhdon kështu opozita do dalë mirë. Nëse nuk do të ketë ndërhyrje, Durrësi dhe Elbasani janë të marra. Në qarkun e Elbasanit, Boçi dhe dy kandidatët e tjerë janë mirë. Në çdo takim që realizojnë, ka një pjesë e mirë që nuk shfaqet, trysnia ndihet në çdo moment.

Gjatë këtyre 45 ditëve  kam menduar të mos flasim shumë, kam menduar të jemi bashkë me 14 maj. E keni parë që qëndrimi im ka qenë i prerë, nuk duhet të kishim dy kandidatë, kanë ngelur 5-6. Vreto u ndërgjegjësua dhe u tërhoq.

Të gjithë po bëjmë fushatën për kandidatët e Primareve. PS ka mjete, ne vijmë nga zero. Shikoj angazhim në terren. Kolegët e mi të dalin në fushatë. Kandidatët nuk janë kundërshtarë. 97% e grupit parlamentar ka qenë që të dilnim me kandidatë të unifikuar dhe me kandidatët e primareve.

Berisha ka përgjegjësi për unifikimin e PD-së. Të dy palët kanë gabimet e veta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy