Takimi me Ramën për projektin TID/ Koja: Na tha që nuk do të rishikohet, ishte i vendosur që objektet të prishen (VIDEO)

Takimi me Ramën për projektin TID/ Koja: Na tha që nuk do të rishikohet, ishte i vendosur që objektet të prishen (VIDEO)

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Durrësit që preken nga projekti TID.

Përfaqësuesja e banorëve, urbanistja Entela Koja, në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, tha se banorët kërkuan me insistim që të rishikohet projekti, por kryeministri Rama u shpreh i bindur se pavarësisht kërkesave të tyre, projekti do të vazhdojë dhe se do të verifikohen vetëm disa banesa që dyshohet se kanë vlera kulturore.

Koja theksoi se ka gabime të rënda në projektin e paraqitur dhe se disa nga objektet janë prishur pa patur një analizë të plotë dhe pa marrë parasysh vlerat historike që ato mund të kenë. 

Nuk ka pasur transparencë dhe konsultim me banorët, të cilët janë prekur drejtpërdrejt nga ky projekt.

Ne kërkuam që projekti të rishikohet, sepse ka gabime serioze, por nuk kishte shanse që administrata e Bashkisë së Durrësit dhe shteti të bënin ndonjë korrigjim. 

Gjatë diskutimeve, u tha që banorët do të kenë mundësi për të pranuar opsione të ndryshme për strehim, por që përveç kësaj nuk kishte asnjë mundësi për ndryshime në projektin aktual.

Në fillim të mbledhjes, Rama na u tha qartë që nuk kemi alternativë tjetër veçse të pranojmë se projekti do të realizohet. Na thanë se nuk ka rishikim, dhe se do të na ofrojnë opsione për çmime strehimesh dhe objekte ku mund të strehohemi.

Kyesorja që duhet të bëjë kjo bashki dhe kjo administratë është që të anulojë të gjithë vendimet e IKMT-së në mënyrë urgjente, ose njerëzit do të qëndrojnë të bashkuar për të mbrojtur çdo objekt që do të preket. Nëse ato nuk anullohen, asnjë fjalë që ata thanë sot nuk ka vlerë.

Banorët kanë protestuar vazhdimisht, duke shprehur kundërshtinë e tyre ndaj bonusit të qirasë që Bashkia ka planifikuar për ta pas shpronësimit, një fond prej 315.5 milionë lekësh. 

Ata theksojnë se nuk janë kundër zhvillimit të projektit, por kundër marrjes së banesave nga shteti dhe mosgarantimit të një tjetër çatie për të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy