Flet babai i nuses që helmoi vjehrrën: Vajza ime është përdhunuar nga vjehrri, ai më ka një borxh të madh

Flet babai i nuses që helmoi vjehrrën: Vajza ime është përdhunuar nga vjehrri, ai më ka një borxh të madh

Tentativa e nuses 19-vjeçare për të helmuar vjehrrën me insekticid të hedhur në gotën e kosit ka hapur një luftë të vërtetë deklaratash mes fisit të saj dhe atij të burrit. Babai i 19-vjeçares Elda Tanushi akuzon vjehrrin e saj për përdhunim, duke deklaruar se tashmë ai i ka borxh për atë që ka ndodhur.

Sipas Baftjar Tanushit, e bija ka pasur një arsye të fortë që e ka bërë atë veprim dhe kjo arsye, sipas tij, është abuzimi seksual që ka pasur në shtëpinë e burrit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Tanushi e drejton gishtit tek Eduart Stafa, duke e denoncuar publikisht për përdhunimin e vajzës.

Ai shprehet se e bija nuk i kishte treguar asgjë, përveç faktit se prindërit e të shoqit e keqtrajtonin. Por në Prokurori ka mësuar edhe deklarimet e vajzës, e cila kishte deponuar se ndaj saj kishte abuzuar seksualisht vjehrri 48-vjeçar.

“Vajza ka dhënë një dëshmi tronditëse. Ajo ka deklaruar se është përdhunuar nga vjehrri, Eduart Stafa, 48 vjeç. Tani Eduart Stafa më ka një borxh të madh pas asaj që i ka bërë vajzës sime”, shprehet babai i Elda Tanushit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy