Të ardhura të përfituara nga veprimtari kriminale, sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për drogë

Të ardhura të përfituara nga veprimtari kriminale, sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për drogë

GJKKO ka sekuestruar tetë apartamente dhe 2 llogari bankare në pronësi të Veip Ormënajt të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash dhe të cilat dyshohen se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.

Ormënaj ka qenë i dënuar për trafik droge në Belgjikë.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Në vijim të njoftimit për shtyp të datës 24.07.2023, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin pasuror nr.6, të vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.

Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e akteve të administruara në kuadër të referimit pasuror nr. 2769, datë 22.02.2023, përcjellë nga Autoritetet Belge të Drejtësisë, nga të cilat rezulton se shtetasi Veip Ormënaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Belgjikës me vendimin penal. Nr. 2012/CO/277, për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës.

Pas kryerjes së hetimeve pasurore rezultoi se, shtetasi Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash dhe të cilat dyshohen se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.

Në vijim Prokuroria e Posaçme, paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.25, datë 20.06.2024, ka vendosur konfiskimin e pasurive, si më poshtë:

Pasuritë e konfiskuara Veip Ormenajt
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48 m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2;
Depozitë bankare në shumën prej 190.013.78 Euro;
Depozitë bankare në shumën prej 68. 987.00 Euro.
Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara ndodhen në Orikum, Vlorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy