Polonia bën një hap pas, tërheq ligjin e kontestuar nga BE për reformën në drejtësi

Polonia bën një hap pas, tërheq ligjin e kontestuar nga BE për reformën në drejtësi

Kreu i partisë kryesore të koalicionit konservator qeverisës në Poloni, Jaroslaw Kaczynski, njoftoi se ligji që parashikonte një trupë disiplinor për mbikëqyrjen e gjyqësorit, i kontestuar ashpër nga Bashkimi Evropian, do të hiqet nga paketa e reformës në drejtësi.

"Ne do të heqim Dhomën Disiplinore (të Gjykatës Supreme) në formën në të cilën ajo funksionon aktualisht dhe subjekti i mosmarrëveshjes (me BE) do të jetë më", tha kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Kaczynski specifikoi se propozimet e para për të modifikuar reformën duhet të paraqiten në shtator. Gjykata e Drejtësisë e BE -së më 14 korrik urdhëroi Poloninë që të ndërpresë menjëherë aktivitetet e dhomës disiplinore të Gjykatës Supreme të themeluar si pjesë e reformës në sistemin gjyqësor, një organ përgjegjës për mbikëqyrjen e gjyqtarëve, me fuqinë për t’u hequr imunitetin dhe për t'i ekspozuar ata ndaj ndjekjes penale ose për t’u ulur pagat. E njëjta gjykatë vendosi më 15 korrik, se kjo Dhomë "nuk ofroi të gjitha garancitë e paanshmërisë dhe pavarësisë" dhe "nuk ishte imune nga ndikimet direkte ose indirekte nga autoritetet legjislative dhe ekzekutive".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy