Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ndodhet në Shkup, në kuadër të Forumit Ekonomik, apo minishengeni ballkanik. Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç janë pritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Takimi i tyre, një ditë para Forumit Ekonomik që do të mbahet në Shkup, është realizuar në formatin jozyrtar në njërin nga restorantet që gjendet në Sheshin “Maqedonia”, në Shkup.



