
Gazetari Eraldo Harlicaj ka rrëfyer në edicionin e lajmeve në MCN TV aventurën e tij të rrezikshme, ku ka udhëtuar me gomone drejt Britanisë së Madhe, për të kuptuar nga afër peripecitë e emigrantëve shqiptarë.
Tragjedinë e ndodhur sot ku vdiqën tre persona dhe një tjetër është në gjendje të rëndë, si pasojë e mbytjes së një gomoneje, Harlicaj e konsideron një ngjarje të paralajmëruar.
Gazetari thekson se kushtet për të kaluar me gomone drejt Anglisë janë skandaloze. Harlicaj vë në dukje se gomonet janë shpesh të mbingarkuara me njerëz, drejtohen nga jo profesionistë, dhe pjesët e tyre montohen nga vetë emigrantët.
Rasti i sotëm ishte një rast tragjik. Ka qenë një ngjarje e paralajmëruar. Vetëm nga numri që ka pasur ajo gomone. Në një gomone që mban 15, kanë qenë 47 persona. Në një det me probleme, duke parë kohën që s’është e pafavorshme. E kisha sfidë personale me veten ta bëja këtë rrugë. Doja ta provoja vet në lëkurë që të bëja një udhëtim të tirë. Ka qenë sfidë që të mos zbulohesha si gazetar. Garanci për jetën s’ka asnjëherë. Emigrantët s’janë gjithmonë të informuar, por i besojnë një realiteti të gënjeshtërt nga sekserët dhe rrjetet sociale. Hyra në kontakt me sekserë shqiptarë. Është e thjesht për t’i kontaktuar, mjafton të kërkosh në rrjetet sociale. Gjatë rrugës ke edhe sekserë të tjerë që të bëjnë oferta joshëse, dhe mundohen të luajnë me çmimin. Kemi paguar 4 mijë paund personi, por mund ta gjeje edhe me 3500 nëse kishe njohje të mira.
Kishte persona nga shtresa të ndryshëm. Ka pasur familjarë. Një rast ekstrem ishte një zonjë me tre fëmijë dhe një mësues. Kryesisht ishin arsye ekonomike që i shtynin. Kishte edhe të rinj që të mashtruar nga luksi i shpejtë synon të hynin në rrjetin e narkotikëve. Kam qenë në Bruksel, pastaj kam shkuar në Francë. Kushtet në kampin e kurdëve ishin ekstreme. Kishte një mori personash që vinin nga vende të ndryshme. Kishte edhe dyluftime me armë mes kurdëve dhe afrikanëve. Shqiptarët ishin vetëm sekserët që mundoheshin të çonin sa më shumë persona drejt kurdëve dhe të ndanin paratë me kurdët.
Kushtet për të kaluar me gomone drejt Anglisë janë skandalozë. Gomonia është e tejmbushur, me motor të vogël dhe nuk kishte drejtues profesionist që drejtonte gomonen. Gomonet i montojnë emigrantët vetë! Ishte një rrjet i mirëfilltë i organizuar. Kurdët linin vendet e takimit, që kishin lidhje me shqiptarët. Kishin numrat e policisë franceze dhe në momentin që kishte defekte lajmëronin policinë franceze. Është e habitshme se si në ngjarjen e sotme nuk është gjendur as policia franceze apo angleze, por ka qenë një peshkarexhë që ka marrë përsipër shpëtimin. Pikëpyetjet e mëdha për mbytjen e kësaj gomone është se nuk kanë vepruar as forcat franceze, as ato angleze në kohën e duhur”.



