Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të qëndrojë nesërnë Shqipëri për vizitë zyrtare.
Hoti do të pritet nga kryeministri Edi Rama, në orën 09:30, te Pallati i Brigadave.
Kryeministri Hoti ka në agjendë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.
Vizita e kryeministrit Hoti në Tiranë pason atë të kryeministrit Rama në Prishtinë.



