“Na vjedhin dy herë”, Sejamini: Oligarkët blejnë tokat me çmime qesharake dhe kërkojnë të shpallen investitorë strategjikë

“Na vjedhin dy herë”, Sejamini: Oligarkët blejnë tokat me çmime qesharake dhe kërkojnë të shpallen investitorë strategjikë

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se çdo gjë ka filluar nga ligji 7501 ku shumë persona kanë abuzuar me të. Sipas Sejaminit oligarkët kanë përdorur vendalinjtë për të siguruar truallin.

Ata i kanë blerë tokat me çmime qesharake dhe më pas kanë kërkuar nga shteti shpalljen e statusit të investitorit strategjikë që qeveria të investojë në rrugë dhe kanalizime për bizneset e tyre.

“Ligji 7501 e kanë bërë socialistët. Zgjidhja e momentit për fshatarët iu dha banesat falas. Në 92 PD kërkonte që të hiqte këtë ligj dhe tokat tu jepeshin pronarëve.

Me ardhjen në pushtet të PD u kuptua që ishte e pamundur. Megjithëse ky ligj iu dha tokët iu dha në përdorim dhe s’kishin të drejtë të shisnin.

Kur erdhi Rama tha që në rast se nuk ka një pretendentë për këtë tokën atëherë ti mund të bëhesh pronar. Abuzimi I parë I këtij ligji ishte që individë zaptuan toka që nuk kanë qenë as bujqësore.

Shumë toka nuk u zaptuan nga askush dhe kështu lindi oligarku që tha që si ta marrë këtë tokë unë atëherë unë po marrë një vendali gjoja sikur ka qenë ajo ka qenë tokë e fshatarit dhe e ka shituar dikujt.

Të gjitha tokat janë zaptuar në këtë mënyrë. Kështu janë të gjitha tokat. Më e tmerrshme është që një pjesë e tyre që kanë tjetërsuar tokat me çmime qesharake. Përveç se është vjedhur prona publike këta kanë marrë statusin e investitorit strategjikë.

Ata të vjedhin dy herë dhe thonë më shpall mua investitorë strategjikë që të më bësh rrugën dhe kanalizimet. Kjo histori është e përsëritur kudo në të gjithë bregdetin e Shqipërisë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy