Pezullohet nga detyra numri dy i OFL-së

Pezullohet nga detyra numri dy i OFL-së

Pezullohet nga detyra zv. drejtori i OFL-së, Artan Shkëmbi.

Vendimi për pezullimin nga detyra të numrit dy të OFL-së mësohet se është marrë nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Lidhur me këtë të fundit, burimet i thanë TvT se është fjala për operacionin e kryer nga OFL në Elbasan në shkurt të këtij viti, për të cilin Shkëmbi dyshohet se ka vënë në dijeni familjen Çapja.  

Në këtë mënyrë, Shkëmbi zhvishet nga detyra që mban deri në përfundim të hetimeve.

Ky është hetimi i parë në nivele të larta drejtuese në Policinë e Shtetit.

Më parë, Shkëmbi ka mbajtur detyrën e kreut të strukturës Forca e Ligjit, një organ që më pas u kthye në OFL-në e sotme.

Ai ka qenë edhe pjesë e garës për kreun e BKH, por që nuk arriti të kualifikohej, pasi nuk kaloi testin e poligrafit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy