Steve Bannon: E kemi kthyer Partinë Republikane në parti të klasës punëtore

Steve Bannon: E kemi kthyer Partinë Republikane në parti të klasës punëtore

Steve Bannon, ish-strategjisti kryesor i Shtëpisë së Bardhë, që është kthyer në simbol të lëvizjeve globale nacionaliste të ekstremit të djathtë, u ka bërë thirrje republikanëve të "gjejnë AOC e vet" - një referencë për kongresmenen demokrate Alexandria Ocasio-Cortez.

Në një intervistë për “The Guardian”, Bannon, i cili ndihmoi në njësimin e imazhit të Trump me partinë, argumenton se republikanët duhet të luftojnë kundër "kastës të përsosur" të demokratëve të zgjedhur në Kongres vitin e kaluar duke rritur ekuivalentët në radhët e tyre.

66-vjeçari është ish-drejtuesi ekzekutiv i “Breitbart News”, të cilin dikur e përshkroi si "platformën e djathtës", një lëvizje që ka përqafuar racizmin dhe antisemitizmin. Banon ka qenë ish-drejtuesi i fushatës së Donald Trump-it në vitin 2016.

Kalimi i tij në një pozicion të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë u cilësua si një “lëvizje e shkëlqyer” nga ish-udhëheqësi i Ku Klux Klan-it, David Duke, dhe "i mahnitshëm" nga Peter Brimelow i faqes së nacionalistëve të bardhë, VDAR. Bannon u largua nga administrata Trump në vitin 2017, por mbetet ende një njeri me ndikim.

"Ne e kemi shndërruar Partinë Republikane në parti të klasës punëtore", thotë Bannon. "Tani, çuditërisht, ne nuk kemi asnjë përfaqësues të zgjedhur që e beson këtë, por kjo është një çështje trashëgimie. Ne do ta kapërcejmë këtë. Ne duhet të gjejmë Alexandra Ocasio-Cortez-ët tanë”.

Ocasio-Cortez, një ish-banakiere 30-vjeçare nga Nju-Jorku, u zgjodh në Kongres vitin e kaluar. Ajo ka ngritur një rrjet të madh social, duke u bërë pjesë e grupit "The Squad", një grup prej katër grash përparimtare me ngjyrë.

Demokratët dhe përkrahësit e tyre kanë "ndarje më të mirë të roleve”, pranoi Bannon. "Ata bënë një punë të mahnitshme në 2018. Unë vijoj të them se e admiroj AOC. Unë mendoj se ideologjia e saj është e ngatërruar, por unë e dua atë. Dua të rekrutoj banakierë. Nuk dua të rekrutoj më avokatë. Unë dua banakierë ”.

Republikanët e Kongresit dominohen nga burra të bardhë në moshë me prejardhje nga shtresa e lartë. Në mesin e demokratëve, Bannon gjithashtu dallon veteranët ushtarakë si Max Rose në Nju Jork dhe Mikie Sherrill të Nju Xhersi, të dy të zgjedhur kur partia e tyre mori shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në 2018.

Demokratët u rritën në zgjedhjet e mesit të mandatit nga Mike Bloomberg, ish-kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, i cili shpenzoi 110 milionë dollarë me komitetin e tij të veprimit politik. Plot 21 nga 24 kandidatët që ai mbështeti, fituan garat e tyre. Bloomberg tani po garon mes demokratëve për të qenë kandidat në zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA.

"Njerëzit nuk po e vlerësojnë sa duhet Bloomberg-un," thotë Bannon, i cili është bashkëdrejtues në një program që analizon nismën për shkarkimin e Trump-it. "Nisma për shkarkimin e Trump-it nuk do të merrte jetë nëse nuk do të ishte për Bloomberg. Janë njëqind milion dollarët e Bloomberg që fituan vendet në Dhomën e Përfaqësuesve ... Partia Demokratike është njësoj si republikanët: një kalim përmes. Nuk ka njerëz aktualisht që bëjnë ndonjë gjë. Nuk janë në asnjë shtet duke trokitur në dyert e votuesve. Por këto grupe aktivistësh janë duke e bërë këtë. Pikërisht aty i hodhi Bloomberg njëqind milionë dollarët e tij".

Në një intervistë të dytë, Bannon heq paralele me zgjedhjet e përgjithshme britanike, në të cilat konservatori Boris Johnson mundi thellë Jeremy Corbyn e laburistëve, i akuzuar për dështimin për të vulosur antisemitizmin në parti. Johnson mori rezultate që nuk i priste në zonat tradicionale të klasës punëtore, ashtu si Trump depërtoi në "murin blu" në shtetet perëndimore në zgjedhjet e vitit 2016.

"Unë mendoj se është një fitore për populizmin", thotë Bannon, "Padyshim që idetë radikale ekonomike dhe socializmi dhe përfshirja e qeverisë më shumë, e shoqëruar me antisemitizëm virulent, nuk është një biletë fituese. Unë besoj se Partia Demokratike këtu, veçanërisht në ekstremin e majtë – “The Squad” (Skuadra), Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders - duhet të nxjerrin mësim sepse nuk besoj se arsyeja ishte thjesht personaliteti i Corbyn".

Ai shton: "Natyrisht që Corbyn ka probleme, një personalitet që dukej sikur i qaset votuesit në mënyrë të gabuar, veçanërisht disa prej votuesve të tij thelbësorë, por kjo është shumë më e thellë se kaq dhe thjesht nuk mund ta kufizosh të gjithë përfundimin në arsyetimin se “njëri ishte më popullor se tjetri”. Ky ishte, mendoj, një votim shumë serioz, njerëzit i kushtuan shumë vëmendje dhe donin të çonin në fund Brexit-in".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy