
Aktivistja e njohur Sasha Johnson, që organizonte protestat “Black Lives Matter” është në gjendje kritike për jetën pasi është qëlluar në kokë me armë zjarri.
BBC bën me dije se Sasha ndodhet në kujdesin intensiv pasi u qëllua në kokë në orët e para të së dielës. Incidenti ndodhi në Southwark, në jug të Londrës.
Policia bëri me dije se 27-vjeçarja u qëllua gjatë një tubimi në Consort Road në Peckham. Zyrtarët thanë se e reja kishte marrë dëmtime që i rrezikojnë jetën, ndërsa gjithashtu bënë thirrje për të dëshmuar të gjithë ata që kanë parë diçka.
Deri më tani nuk ka asgjë provë që tregon se incidenti ishte i planifikuar, ndërsa ende nuk dihet nëse Sasha kishte marrë ndonjë lloj kërcënimi.
Përshtati MCNtv.al



