Rriten testimet/ 655 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid në 24 orë

Rriten testimet/ 655 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid në 24 orë

Është rritur sërish numri i testimeve në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 655 raste të reja nga 4449 testime të kryera.

Shihet një ulje e numrit të viktimave, me vetëm 3 vdekje gjatë ditës së fundit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
247 raste në Tiranë, 46 në Durrës, 39 në Vlorë, 35 në Fier, 29 në Lushnje, 26 në Lezhë, 24 në Elbasan, 16 në Shkodër, 15 në Sarandë, nga 14 raste në Berat, Kamëz, 13 në Dibër, 12 në Kurbin, nga 9 raste në Mat, Gjirokastër, Gramsh, nga 8 raste në Krujë, Kavajë, Delvinë, 7 në Bulqizë, nga 6 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Kuçovë, Patos, 5 në Kukës, 4 në Korçë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Tepelenë, Klos, Skrapar, nga 2 raste në Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Belsh, Cerrik, nga 1 rast në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Libohovë.

COVID-19 – Statistika (09 Janar 2021)
Raste të reja ditore 655
Të shëruar në 24 orë 356
Të shtruar në spitale 273
Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 4499

Testime totale 288,807
Raste pozitive 63,033
Raste të shëruara 37,327
Raste Aktive 24,473
Humbje jete 1233

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14161
Fier 1779
Shkodër 1321
Durrës 1266
Lezhë 992
Vlorë 956
Korçë 899
Elbasan 890
Berat 789
Dibër 563
Gjirokastër 461
Kukës 396

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy