Zbardhet e vërteta e çantës me 115 mijë euro që u gjet në Llogora

Zbardhet e vërteta e çantës me 115 mijë euro që u gjet në Llogora

Pak ditë më parë një çift shqiptarësh gjetën dhe dorëzuan në Polici një çantë plot me 115 mijë euro brenda. Më pas u mësua se paratë i përkisnin një çifti ukrainas, S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç.

Statusi në Facebook
Zbardhja e Misterit të 115.000 mijë Eurove të Llogorasë
Rreth një javë më parë,pikërisht në këtë vënd,një familje vlonjate gjeti në një çantë dore një shumë prej 115.000 mijë eurosh.Ata kontaktuan policinë ku fillimisht i vunë në djeni nëpërmjet telefonit për shumën dhe më pas i dorëzuan. Pasi morën falenderime nga policia dhe një “mal” me komente nga më të ndryshmet nëpër rrjete,familja vazhdoi jetën ndoshta dhe pak të trazuar nga ajo histori ndërsa 115.000 u sekuestruan nga prokuroria duke u depozituar në një llogari bankare. Lind pyetja: Kush ishin Ukrainasit që u identifikuan si pronarë të eurove?

Sipas burimeve të policisë ishin një cift mjekësh të cilët do blinin një apartament në Sarandë dhe Shqiptari që i shoqëronte ishte drejtuesi i një agjencie imobiliare. Eurot vazhdojnë të jenë në sekuestro pasi edhe pse ishin deklaruar në dalje të Ukrainës, nuk kishte patur asnjë njoftim në Shqipëri….Sa për ta sjellë në kujtesë si histori meqë ishin të shumtë komentuesit që i ngeli peng “pse nuk shkuan në Llogora atë ditë ”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy