Suedia duket se po ndryshon kurs në strategjinë e saj për të ndaluar përhapjen e COVID-19, pasi kishte favorizuar më parë masa më të lehta krahasuar me pjesën tjetër të Evropës.
Numri i rasteve të reja është rritur ndërsa vendi po përballet me valën e dytë të virusit.
Zyrtarët kishin shpresuar që qasja e tyre pa një bllokim kombëtar do të lehtësonte rritjen, por Suedia tani raporton 166 707 raste dhe 6 082 vdekje që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht shumica e rajoneve të Suedisë janë subjekt i masave më të rrepta, të vendosura nga Agjencia e Shëndetit Publik.
Një ndalim në të gjithë vendin për alkoolin pas orës 22 në restorante, bare dhe klube të natës është ndër masat e para që u mor për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Ndërkohë, një masë tjetër kufizuese është ndalimi për herë të parë i grumbullimeve me shumë se 8 veta në vendet publike.



