“S’e mendoj kandidimin në Kukës”, Elezi: Opozita e pafavorshme, PS prej një muaji punon me strukturat (VIDEO)

“S’e mendoj kandidimin në Kukës”, Elezi: Opozita e pafavorshme, PS prej një muaji punon me strukturat (VIDEO)

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, dega Kukës, Ibsen Elezi, e sheh si të pafavorshme situatën e opozitës në Kukës, në një kohë që nuk ka bashkim te demokratët, ndërkohë që kandidati i PS ka mbi një muaj që punon me strukturat. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv, Elezi tha se personalisht nuk e mendon kandidimin. Ai shtoi se baza kërkon një kandidat me banim në Kukës. Ai vuri në dukje se modeli Basha dhe Berisha janë të njëjtë, duke shtuar se shumë ithtarë të ish-kryeministrit janë zhgënjyer dhe nuk e shohin më atë si garanci për mposhtjen e Ramës. 

Në Kukës shoh një situatë jo të favorshme për opozitën, sepse koha është e pamjaftueshme.  Faktori kohë lidhet me unifikimin dhe organizimin e strukturave në PD. Që pas skandalit duhej një lëvizje e shpejtë drejt unifikimit. Me unifikim kam parasysh të gjithë faktorët. Se tani në PD duam s’duam ne dy modele janë krijuar, modeli i Bashës që ka një numër të kufizuar mbështetësish dhe modeli i Rithemelimit, që ka një numër më të madh, në Kukës ndjeshëm më të madh. Por janë  një pjesë të madhe demokratësh që s’e duan më asnjë model, dhe këtë e thonë hapur, sidomos pas rezultatit të dobët në 14 maj. Për të unifikuar këto tre linja do kohë, të paktën një muaj, dy muaj. Ka pasur bisedime. Unë kam biseduar me drejtues të PD, edhe në nivel deputetësh. PD për të bërë diçka me mend duhet të lëvizë sa më shpejt.  Duhej që në fillim të korrikut  të kishte lëvizje për të gjetur modalitetin për të zgjedhur kandidatin dhe për një strukturë gjithpërfshirëse elektorale. Në momentin që njëra nga palët nxjerr probleme, është shumë e vështirë t’u mbushësh mendjen njerëzve se do ketë unifikim. Baza e kërkon një kandidaturë të unifikuar. Ka pasur një komunikim me linjën e Rithemelimit, që ne kërkojmë një kandidat gjithëpërfshirës, por të jetë edhe me banim në Kukës. Gjithmonë janë katapultuar nga Tirana. Nuk mund të mësohen më korruespondenca hallet.  Ato nga ana formale e pranojnë edhe bashkëpunimin. Problemi është që mund ta pranoj nga ana formale dhe të gjej forma të tjera pengese. Kandidati i PS ka mbi një muaj që ka marrë emërimin dhe po punon me strukturat. Unë personalisht nuk e mendoj kandidimin. Unë kam pasur një qëndrim, nuk mund t’i dal kundër. Unë në 2014 e kam lënë me vullnetin tim kreun e PD në Kukës”, tha Elezi.

Elektorati i djathtë është i ndarë kështu, një pjesë janë për inerci me siglën e PD dhe z.Basha, sepse nuk mund të largohen nga sigla. Ka edhe nga ato që mendojnë gabimisht që me modelin Basha i bëjnë oponencë modelit Berisha. Modeli Basha e mban në këmbë modelin Berisha. Duhet të jetë model i ndryshëm. Këto janë modele të ngjashme copy paste sa i përket thelbit, pastaj natyra e Bashës dhe Berishës kanë diferenca. Berisha ka ithtarë. Kam pasur polemika me kontingjentin që e njihnin Berishën si të vetmin që e rrëzon Ramën. Në 14 maj janë zhgënjyer shumica. Linja e tretë, më e shumta, mbi 50 për qind, e ka kuptuar që asnjë nga dy modelet s’e çon në fitore PD. Z. Bardhi është një nga shkaktarët bashkë me Bashën dhe Berishën e thyerjes së gjithë rregullave principiale në parti dhe thotë unë do marr flamurin. Si do e marrësh ti flamurin e ndërtimit të demokracisë kur s’ke lënë rregull pa thyer vet. Të gjitha rregullat i ka thyer, është kontingjent kriminal ky, më të të parrezikshme janë grupet kriminale në rrugë se këto. E kanë shkelur Kushtetutën e Shqipërisë. Principali që kanë thyer votën. Këto të thonë deri atje që 1900 karrige ne ti numërojmë 5000 dhe nuk hap dot gojën!”, shtoi ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy