Aktori 16-vjeçar Klark Morinaj tregon rrugëtimin e karrierës së tij, të nisur që në moshën 7-vjeçare dhe tashmë është pjesë e Netflix me një film të fundit.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai tregoi se që 7 vjeç është marrë me reklama të bizneseve të ndryshme, ku më tej me Drilon Hoxhën ka qenë në katër filma por se tashmë po sheh përtej tyre.
Ai rrëfen se ka nisur që i vogël, kur ka qenë në tavolina me njerëz të botës së televizionit.

Unë nuk di të prek top me këmbë, nuk kam lidhje me topin, nuk kam lidhje me asnjë aktivitet fizik, më duhet të punoj.
Në moshë shumë të vogël kam ndenjur me aktorë shumë të mëdhenj. Në tavolina kam ndenjur me Robert Ndrenikën, Luiza Xhuvanin, Ismail Kadarenë, Timo Fllokon.
Mua bashkë me këta më ka bërë gjithmonë lidhja familjare se prindërit e mi kanë pasur lidhje me ta për shkak të punëve.
Duke ndenjur me ata fillon kupton se çfarë është arti. Këta njerëz kanë një energji të caktuar që kur i takon. Në Netflix, filmi del në gusht.
Gjithçka nisi nga një mik i imi, kryetari i shoqatës “Vatra” në Amerikë, më ka krijuar lidhje me regjisorin që ka origjinë shqiptare. Ka kontratë me Hollywood dhe Netflix.
Krijuam një takim shoqëror në fillim. I lashë një impakt shumë emocionues dhe mbas gjithë takimit me të më tha ti do të vish.
Unë i thashë kam një kërkesë, objektivi im i thashë janë udhëtimet. Nëse unë marr pjesë në këtë film, dua që një pjesë e xhirimeve të bëhen në Shqipëri. Kam një patriotizëm shumë të madh.
Dua që në Netflix të përmendet Shqipëria, më tha mundet.
Pasi telefonoi Morgan Freeman ai tha se kam qenë në Shqipëri me avion privat në vitin 2016, ka ardhur dhe atë kohë është takuar me kryetarin e parlamentit.
Më pas ka bërë takime me miqtë e tij dhe ka ndenjur vetëm dy ditë, se ka qenë në Greqi.
Mendimi i tij për Shqipërinë ishte mafia, një mendim shumë i keq. Më pas kur kuptoi se kush është Shqipëria.
Unë jam patriot, unë jam nga Kukësi dhe kam një lidhje shumë të veçantë me Shqipërinë. I vetmi problem që kam patur në karrierën time është mosha.
Në Shqipëri janë xhiruar skena filmash me William Baldwin, në janar të vitit 2023, në Tiranë, në Rinas, te varrezat në Tufinë, një skenë tjetër në një studio.
Në film them një moment “ik se jam shqiptar”. Për mua ka qenë një ëndërr që i vogël që të takoj aktorë të tillë.
Kam takuar edhe Hailey Bieber dhe Justin Bieber. Energjia që më dhanë ishte shumë e mirë, por jeta e tyre shumë e vështirë, të dalësh i grimuar në çdo moment, i shoqëruar në çdo moment. Një jetë që nuk mund të dalësh nga kornizat.
Programi televiziv në median shqiptare në moshën 14 vjeç, e kam nisur me intervista si Olen Çezari, Reshat Arbana, Muharrem Hoxha etj.
Ka qenë një emocion tejet i madh që në intervistën e parë, me Gjergj Lekën.
Problemi i vetëm ka qenë i pyetjeve, se unë mund të moderoj dhe flas, por ngec dhe nuk di çfarë pyetjesh të bëj.
Më ka ndihmuar Gjergji dhe partnerja e tij, e cila ishte dhe regjisorja e emisionit.
Tani që jam rritur paksa, mendoj që kam bërë shumë gjëra gabim, në momentin që bëja çdo gjë me skenar.
Reshat Arbanës i kam shkuar në shtëpi, kryetarit të KMSH dhe Baba Mondit.
Kur e pashë që aktori Reshat Arbana nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, thashë që më rrofshin ato para dhe ai telefon që kam në xhep, kur mjafton vetëm zëri i tij dhe të emocionon.
Më tha duhet të doni artin, duhet të na doni ne dhe të gjithë artistët e zhanrit të tij, më tha “këtu s’do jem, do jem larguar”.
Më tha shiko ku ecën se në jetë mund të kesh shumë ura që mund të bien.



