Athina përfshihet nga demonstrata, protestuesit djegin flamurin (VIDEO)

Athina përfshihet nga demonstrata, protestuesit djegin flamurin (VIDEO)

Një natë aspak të qetë ka kaluar Athina, pas demonstartës paqësore në kryeqytetin helen. 19 persona u vunë në prangat e policisë greke, ndërsa të tjerë u shoqëruan për verifikime. Dhuna që përfshiu mbrëmjen e shkuar Athinën, nisi pas zhvillimit të një demonstrate paqësore, për 45-vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikut kundër diktaturës greke të Juntas. Në demonstratë, protestuesit nisën të qëllonin me gurë, porse nuk kanë munguar as bombat molotov apo përdorimi i armëve të ftohta, shkruajnë mediat greke. Ndërkohë që protestuesit i kanë vënë flakën edhe flamurit të tyre. Përplasja mes autoriteteve në Athinë dhe protestuesve ka zgjatur për 6 orë dhe ka nisur fillimisht në qendër të Athinës në Eksarhia, duke u pasuar më pas në qytetet të tjera të vendit, si në Selanik, Iraklio, Kretë por edhe të tjera qytete të Greqisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy