Sanchez merr mandatin e dytë si kryeministër i Spanjës

Sanchez merr mandatin e dytë si kryeministër i Spanjës

Pedro Sanchez fitoi mbështetjen e parlamentit të Spanjës për një mandat tjetër si kryeministër të enjten. Kjo vjen pavarësisht përçarjeve në vend lidhur me vendimin e tij për t’u dhënë amnisti separatistëve katalanas në këmbim të mbështetjes së tyre vendimtare në një votëbesim.

Ai mori 179 vota pro dhe u mbështet nga 8 parti në parlament.  “Jo” kryeministrit të ri i thanë 171 deputetë të Partisë Popullore konservatore, të ekstremit të djathtë Vox dhe një deputet nga partia e Navarrës.

Kryetarja e Kuvendit i shpalli rezultatin mbretit Felipe dhe sipas të gjitha gjasave betimi i qeverisë së re të koalicionit të qendrës së majtë do të bëhet të premten ose të shtunën.

Fundjavën e kaluar dhjetëra mijëra spanjollë morën pjesë në protesta anembanë Spanjës dhe Feijóo ka akuzuar kryeministrin se ndjek interesat e tij dhe jo të vendit të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy