Përgjimet/ Zhabina: Vëllezërit Veliaj strategji si të mbrohen në media, nëse lirohet kryebashkiaku mund të ndikojë te provat (VIDEO)

Përgjimet/ Zhabina: Vëllezërit Veliaj strategji si të mbrohen në media, nëse lirohet kryebashkiaku mund të ndikojë te provat (VIDEO)

Pas 8 orëve seancë gjyqësore u kërkua shtyrja e seancës pasi avokatët e Veliajt kërkuan kohë për të shqyrtuar provat e reja të prokurorëve.

Lidhur me këtë gazetari Xhevair Zhabina në 'MCN Live' u shpreh se në përgjithësi hetimet mbarojnë aty ku jepet masa e sigurisë, por hetimet ndaj kryebashkiakut duket se po ndjekin një tjetër strategji.

Ai tha se nuk dihet nëse përgjimi është ambiental apo telefonik, por sipas burimeve mësohet se vëllezërit Veliaj kanë diskutuar se si të mbrohen në publik dhe para medias.

Sipas tij Prokuroria kërkon që Veliaj të qëndrojë në burg sepse ai mund të ndikojë në prishjen e provave

Unë mendoj që prokuroria e posaçme në rastin e hetimit të Veliajt ka ndjekur një strategji tjetër.

Me vendosjen e një mase sigurie ndaj Veliajt ai ka fjetur qetë se në përgjithësi në Shqipëri, hetimet mbarojnë aty kur vendoset masa e sigurisë, por kam përshtypjen se te Veliaj është ndryshe strategjia, ai dhe familjarët e tij e kanë ulur vigjilencën për të folur dhe kanë bërë njëlloj mbrojtje për se çfarë do ndodhë me çështjen e tyre.

Fakti është se prokuroria ka përfituar prova të reja dhe pas vendosjes së masës së sigurisë për Veliajn, ku përgjimet ambientale sipas burimeve sigurojnë se janë takuar dy vëllezërit Veliaj duke bërë një strategji se si do mbrohen në raport publik, në media.

Në momentin që ti vendos të intimidosh prokurorin, gjyqtarin, etj këtu nuk jemi më në mbrojtje, pikërisht këto prova ka paraqitur prokuroria e cila e ka gjetur dhe mbrojtjen e Veliajt të papërgatitur, por ajo që është e sigurtë është se prokuroria e posaçme e do Veliajn me patjetër në burg sepse me pushtetin dhe njohuritë që ka jashtë mund të prishë procesin. Pazëllin mund ta kemi më të qartë kur të zbardhim vendimin e gjykatës së apelit.

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë ka qenë për prishje të provës, ku përveç çështjes së pasurisë ndaj Veliajt po kryhen hetime dhe për aferën 5D, inceneratorin, çështja teatrit dhe nëse ai lirohet mund të prishë prova të tjera pasi prokuroria e posaçme është duke hetuar një sërë çështjes të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy