Të gozhduar në karrige me rrota/ Para-tetraplegjikët kërkojnë dinjitet: Pagesa e shtetit për kujdestarin, qesharake!

Të gozhduar në karrige me rrota/ Para-tetraplegjikët kërkojnë dinjitet: Pagesa e shtetit për kujdestarin, qesharake!

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj kishte sot në fokus paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët prej vite janë pa një qendër. Astrit Skana e konsideron si ofenduese pagesën që shteti jep për shoqëruesin, që kap vlerën 120 mijë lekë të vjetra. Po ashtu ai bën me dije se i duhet të shkojë në spitalet italiane për problematika të caktuara pasi në Shqipëria s’janë kushtet e duhura për t’i trajtuar.  

Kujdestari paguhet 120 mijë lekë të vjetra. Çdo gjë varet nga ai person. “Ka edhe njerëz që s’i kanë prindërit, kush do t’u shërbejë atyre?! Kjo është ofenduese për shtetin shqiptar që paguan shoqëruesin. Faleminderit prindërve tanë, sepse nëse do ishim vetëm në dorën e këtyre, do ishim të mbaruar. Shkoj për konsulta në Itali, sepse s’kemi spitalet e duhura për problematikat tona. Ne në ligje jemi në rregull, i kemi të huazuara nga jashtë, por në zbatim. Pagesa e një invalidi pune u shkon 1 mijë, 1500 euro. Shoqëruesi ka një jetë, sepse nuk supozohet të jetë mamaja jote. Është e pamundur me një pagesë 120 mijë lekë të vjetra, është ofenduese”.

Ndërsa kreu i shoqatës së para dhe tetraplegjikëve Bajram Tirana tha se pas pandemisë ka pasur shumë humbje jete mes para dhe tetraplegjikëve.  

Në shkallë Republike janë 5200 para-tetrapelgjik. Ka pasur shumë vdekje, dhe me keqardhje mund të them që në fillim të këtij viti na humbën dy bashkëvuajtës, 50 dhe 51 vjeç.  Do doja të ishim 100 për qind aktiv, të bënin një jetë normale. Shpresoj të jem i gabuar 15-20 për qind janë pajtuar me jetën…Ka edhe mosha shumë të reja, nga 10, 12, 15 vjeç. Nga aksidenti, janë edhe me probleme, polimeliti, probleme temperature, që vetëm me karrige me rrota mund të lëvizin, me një shoqëruar nga mbrapa. Ka dy para-tetraplegjikë, ka invalid pune dhe pa kontribute. Pagesa e paraplegjikut është 15 mijë lekë. Kurse një invalid i lindur, i aksidentuar, në mos marrëdhënie pune, ai merr 115 mijë lekë të vjetra në muaj”.

Një tjetër person tha se i ka mohuar vëllait shumë vite nga jeta, duke shtuar se është qesharake dhe e dhimbshme trajtimi me një pagë si ajo në fuqi.

U bë 23 vjet që jam në karrige me rrota, si pasojë e një aksidenti që fëmijë. Fillimisht kam pasur nënën që më shërbente. Ishte nëna dhe babai që më rrinin te koka te dy. Kam qëndruar dy vjet pa parë dritën e diellit. Derisa gradualisht fillova të lëviz, të paktën gjymtyrët e sipërme, dhe u ndjeva më produktiv. Një shoqatë e huaj më dhuroi një karrocë, që se vendosa në pune atje (në fshat). Në Tiranë ndryshova shoqëruesin, mora vëllain, dhe i kam mohuar shumë vite nga jeta e tij. Është qesharake dhe e dhimbshme të trajtohet me një pagë të tillë”.

Po ashtu ai shprehet se nuk janë plotësuar as 10 për qind nga Neni 3 për para dhe tetraplegjikët. Bajram Tirana preku edhe problematikën e subvencionit për energjinë elektrike. Ai thekson se është këmbëngulur të rikthehet 80 për qind e shumës, sikundër ka qenë më herët, por subvencioni është vetëm 36 mijë lekë të reja në muaj.

Energjia elektrike është themelore për mbijetesën tonë. Vjen koha e dimrit, trupi ynë është si frigorifer. Pa energji elektrike ne jemi të mbaruar. Kemi bërë shumë takime te Ministria e Financave, jemi dakordësuar. Kemi këmbëngulur të na rikthehet 80 për qindshi siç e kemi pasur. Ka edhe abuzime, por duhet të na rikthehet e drejta që kemi fituar me gjak. Ne propozuam 50 mijë lekë të vjetra në muaj për energjinë elektrike. Në parim ramë dakord. Nga kjo shumë që u dakordësuam, ato e bënë fakt të kryer, që nga 26 mijë lekë, e rritën me 10 mijë lekë, që nënkupton 36 lekë në muaj”. Një tjetër pjesëtar nga grupi i tetra dhe paraplegjikëve thotë se faturat e energjisë elektrike kapin shumën 115 mijë lekë në muaj.

Ndërsa kreu i shoqatës së para dhe tetraplegjikëve Bajram Tirana kërkoi që shteti t’u mundësojë një jetë me dinjitet dhe të pavarur, që ata të mos detyrohen të kërkojnë lëmoshë te të afërmit e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy