U shkatërrua nga ISIS, UNESCO mbledh 50 mln dollarë për rindërtimin e xhamisë në Irak

U shkatërrua nga ISIS, UNESCO mbledh 50 mln dollarë për rindërtimin e xhamisë në Irak

Xhamia e Madhe e al-Nuri në Mosul ka filluar të rindërtohet pas shkatërrimit që i bënë me bomba më 21 qershor të 2017 xhihadistët në Irak.

Projekti është i UNESCO-s ndërsa mbështetet financiarisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me një vlerë mbi 50 milionë dollarë.

Kjo xhami në Mosul është në pjesën e vjetër të qytetit, ndërsa është ndërtuar nga një sundimtar turk i Mosulit dhe Alepos në vitet 1172-1173.

Ajo është jo vetëm një vend adhurimi, por edhe një përfaqësuese e larmisë së pasur të qytetit: e feve të ndryshme, artit, arsimit dhe kulturës. Xhamia qëndronte e vendosur strategjikisht në zemër të qytetit, e rrethuar nga një rrjet rrugicash të ngatërruara dhe rrugëve mesjetare që bashkoheshin drejt portave të qytetit.

Në korrik 2014, kjo xhami ishte vendi ku lideri i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi kërkoi besnikëri në daljen e tij të parë dhe të vetme në publik.

Projekti i nisur fillimisht nga kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres, synon të rivendosë strukturën urbane, sociale dhe kulturore të xhamisë në Qytetin e Vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy