Armë dhe kanabis në banesë, arrestohet 62-vjeçari dhe nipi i tij

Armë dhe kanabis në banesë, arrestohet 62-vjeçari dhe nipi i tij

Policia ka arrestuar 62-vjeçarin Ndue Gjini dhe ka shpallur në kërkim nipin e tij Ardit Gjini pasi iu gjetën në banesë armë, kanabis dhe radio marrëse.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

NJOFTIMI

DVP Lezhë/Vijojnë me intensitet të lartë planet operacionale mbarëkombëtare “Territori i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri, 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi, 5 radio marrëse-dhënëse dhe pajisje të ndryshme elektrike.

Vihet në pranga një 62-vjeçar dhe shpallet në kërkim nipi i tij, të cilët posedonin armët dhe po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të cannabisit.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Territori i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën policore, kanë vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive krimianle dhe kapjen e shtetasve në kërkim. Si rezultat:

– u arrestua në flagrancë shtetasi N. Gj., 62 vjeç, dhe u shpall në kërkim nipi i tij, shtetasi A. Gj., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy