A po merr Shqipëria shumë borxhe?/ Tomorri: Vendi për çdo vit në tregje ndërkombëtare po merr përmes eurobondeve nga 500 milon €uro borxh

A po merr Shqipëria shumë borxhe?/ Tomorri: Vendi për çdo vit në tregje ndërkombëtare po merr përmes eurobondeve nga 500 milon €uro borxh

Sipas gazetarit ekonomik Klodian Tomorri, Shqipëria  në aspektin e marrjes së borxheve qëndron mjaft lart dhe ky rrezik sipas tij është duke u përvijuar dita-ditës.

Tomorri, tha në emsionin e sotëm në “Arnautistan” në MCN TV, se edhe pse me amendimin ditë më parë të buxhetit të shtetit, aty u preken dy ligje, të cilat në një farë forme I lejojnë qeverisë shqiptare të marrë 1 miliard €uro borxh në tregjet ndërkombëtare për të financuar shpenzimet e saj

“Në fakt ai rrezik është duke u përvijuar dhe në Shqipëri ka filluar të materializohet. Pak ditë më parë qeveria shqiptare amendoi buxhetin e shtetit, aty u preken dy ligje, ligji i parë ishte që deficiti fiskal i parashikuar për këtë vit, ajo që ndodhi me amendimin, ishte se ne buxhetin e këtij viit ishte parashikuar që qeveria të merrte 100 miliard lekë borxh ose rreth 800 e ca million euro për vitin 2021, me amendimin që u bë para pak ditësh ky kufi u rrit edhe gati me gati 100 milion € të tjera. Pra, deficit shkoj afër 1 milioard €uro, që do të thotë që qevria shqiptare në vitin 2020, do të marrë 1 miliard €uro borxh në tregjet ndërkombëtare për të financuar shpenzimet e saj.

Ndryshimi i dytë që u bë , që mendoj se është më i rëndësishmi, është ai i shtyerjes në kohë të konsolidimit fiskal. Përvec buxhetit ka një ligj që quhet “kushtetuta e financave publike” ky ligij e detyron qeverinë që nga viti në vit, borxhi në raport me prodhimin kombëtar të vie në ulje, por ka një klauzolë që për një situatë të paparashikuar që qeveria mund ta thyej. Përtej kësaj pike, ai ligj ka edhe një skenar të detyrushëm, që e detyron qeverinë që duke filuar nga viti 2023 borxhi të rikthehet në trendin rënës dhe qeveria duhet ta nxjer buxhetin e shtetit me suficit primar, që do të thotë nuk duhet të marrë borxh për të financuar shpenzimet e veta përtej interesave të borxhit”.

Sipas gazetarit Tomorri, me ndryshimet e reja në amendamente e projektligjit për buxhetin, i jepet dorë e lirë qeverisë që të zgjasë dorën në tregje ndërkombëtare për marrjen e borxhit sa herë të dojë ajo.

“Ndryshimi që u bë pak ditë më parë, e spostoj kohën kur qeveria duhet të filloi uljen e borxhit, dhe nga viti 2023 e çoj në vitin 2024. Pra qevria i dha të drejtën vetes që të qeveris të gjithë mandatin e tretë me dorë të lirë dhe të zgjasë dorën në tregje ndërkombëtare për të marrë borxh sa të dojë. Vendi po del vit për vit në tregje ndërkombëtare dhe po merr përmes eurobondeve për çdo vit nga 500 milon €uro borxh". 

Tomorri tha se herët a vonë, debati i borxheve do të kthehet për Shqipërinë si shqetësim mjaft serioz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy