Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden do të kërkojë një mandat të dytë. Këtë vendim Biden ia komunikoi Al Sharpton gjatë një bisede private në Shtëpinë e Bardhë.
Unë do ta bëj përsëri.
Kështu mësohet të ketë thënë Biden ndërsa pozoi për një fotografi me Sharpton, i cili është gjithashtu prezantues i MSNBC, në Roosevelt Room, sipas një zyrtari të NAN.
Ndërsa aleatët e Bidenit kanë thënë se ai do të kërkojë rizgjedhjen, ai është shmangur nga deklarimi i kësaj çështje pa mëdyshje, të paktën pjesërisht për të shmangur nxitjen e ligjeve për raportimin e financimit të fushatës.



