Sot mblidhet Kuvendi, pritet votimi për mandatin e Olta Xhaçkës

Sot mblidhet Kuvendi, pritet votimi për mandatin e Olta Xhaçkës

Këtë të enjte deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të votojnë nëse raporti për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka, do të shkojë për verifikim në Gjykatën Kushtetuese.

Projektvendim mbi raportet e shumicës dhe pakicës të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Në Këshillin e Mandateve mazhoranca vendosi që të përgatisë një tjetër raport dhe t’ia lërë Parlamentit në dorë për të vendosur me votë. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve kreu i Grupit të PS tha se Gjykata Kushtetuese nuk imponon dot votën e deputetëve.

Po ashtu në rendin e ditës është miratimi i projektvendimit për ngritjen e Komisionit të Dezinformimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy