
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur para liderëve të BE-së dhe rajonit theksoi se Ballkani Perëndimor do kishte qenë i pakonceptueshëm pa Procesin e Berlinit.
Kreu i qeverisë vuri në dukje se "kombinimi në frymën e rajonit është një arritje e madhe" e Procesit të Berlinit.
Ndonëse e cilësoi një "nismë vizionare" Rama vuri në dukje se premtimet ekonomike nuk janë realizuar plotësisht.
Disa prej jush janë nga BE e disa të tjerë përfshi edhe veten jemi nga E-ja pa B-në. E megjithatë të gjithë ne besojmë fort këto ditë në nevojën e një çatie të përbashkët, një tryeze të bashkëndarë, e madje edhe të një llogoreje të përbashkët, në këto kohëra sprove që duket se do përkeqësohen para se të përmirësohen. Një luftë në pragun e Europës ku një regjim ka detyruar një territor të pavarur të mbroj territorin e vet, na ka treguar se bota po ndryshon shumë më shpejt, e shumë më ndryshe nga sa e kemi parashikuar. Ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit, që ka detyruar një tjetër vend demokratik që të vetmbrohet.
Sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme midis anëtarëve dhe jo anëtarëve të BE-së. Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë, sfidat me të cilat po përballen vendet jo anëtare të BE-së po intensifikohen, krahasuar me homologët e be. Nuk do ankohem por dua të ngre disa pikëpyetje, duke patur parasysh dinamikat në ndryshim të shpejt, a mund të përballojmë këto ndasi mes vendeve të BE-së dhe jo të BE-së siç mund të bënim 9 vite më parë kur nisi Procesi i Berlinit?! Në 2014-ën kur udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan në Berlin, shënjoi një moment historik për këtë rajon.
Në 9 vite kemi dëshmuar takime të panumërta midis nesh dhe palësh së BE, dhe midis nesh. Ballkani Perëndimor do kishte qenë i pakonceptueshëm pa Procesin e Berlinit. Në këto 9 vite kemi përfituar mjaft përvojë duke shkëmbyer pikëpamje dhe duke mësuar të biem dakord që s'biem dakord për çështje të debatueshme. Futja e kësaj fryme, kombinimi në frymën e rajonit është një arritje e madhe e Procesit të Berlinit dhe kësaj nisme vizionare, por më duhet të theksoj që premtimet ekonomike nuk janë realizuar në mënyrë plotësisht, për ta thënë në mënyrë të butë, sidomos kur krahasohet me mendësinë transformuese që ka sjellë Merkel. Ajo tha që demokracia pa infrastukturë nuk mund të funksionojë siç duhet”.



