Berisha: Dumani po lobon fort për të ndryshuar Kushtetutën për karrigen e tij

Berisha: Dumani po lobon fort për të ndryshuar Kushtetutën për karrigen e tij

Kreu i PD Sali Berisha tha sot nga Prokuroria e Posaçme se në krye të krimit elektoral qëndron vet kreu i SPAK Altin Dumani.

Berisha tha se Dumani "po lobon fort për të ndryshuar Kushtetutën për karrigen e tij".

"Në krye të amnistisë së krimit elektoral qëndron vet Altin Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama. Ne kemi dorëzuar përgjatë fushatës dhjetëra padi. Prokurorët e tjerë kanë një drejtues, dhe te rasti Veliaj, i arrestuari me firmë të Dumanit u bë fajtor Olsi Dado. Për të mbrojtur Dumanin, ia veshën të gjitha Olsi Dados. Nuk nxjerrin mësim prokurorët nga ai akt që ndodhi?! Nxjerrin, detyrohen të heshtin. Ata do heshtin".

I pyetur nga gazetari i Mcn Tv Arsen Rusta nëse do ta çelë ai seancën e sesionit të ri parlamentar si deputeti më i vjetër, Sali Berisha tha:

Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje, më monstruoze në historinë e zgjedhjeve pluraliste. Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë ajo (që të hapë Kuvendin)”.

Sakaq, Berisha denoncoi edhe një herë gjyqtaren Irena Gjoka. Ai theksoi se ajo është dënuar dhe dëbuar nga shteti grek, si dhe ka mashtruar shtetin shqiptar për dënimin dhe dëbimin.

"Irena me 5 mbiemra, kjo delikuente, në 2003 ka firmosur te noteri Fejzo Behaj prokurën duke u paraqitur si bashkëshortja e Stefan Gjokës, në fakt certifikatën e martesës e ka 3 vite mbrapa. Autorizon të drejtë përfaqësimi Andon Ikonomu, të marrë në dorëzim çdo akti të nevojshëm për heqjen e masës së dhënë. Ky dokument vërteton se ajo është dëbuar nga shteti grek, se është dënuar nga shteti grek dhe ka mashtruar shtetin shqiptar qoftë për dënimin, qoftë për dëbimin. Ka marrë prokurorë për t’i hequr këto masa. S’mund të ketë mashtrim më ordiner dhe të dënueshëm se ky".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy