Baçi: Protesta do jetë e fuqishme, nëse një deputet s’vjen tregon që është me Ramën! Kërkojnë të pengojnë PD të futet në zgjedhje (VIDEO)

Baçi: Protesta do jetë e fuqishme, nëse një deputet s’vjen tregon që është me Ramën! Kërkojnë të pengojnë PD të futet në zgjedhje (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se protesta që do të zhvillohet nesër është e vërtetë dhe do të jetë shumë e fuqishme.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Baçi tha se përveç skandaleve të qeverisë, kjo protestë është e rëndësishme edhe për vetë PD-në, pasi Rama kërkon të pengojë mosfutjen e kësaj partie në zgjedhje përmes lojës me vulën që po bëhet me gjyqet.

Së pari dua të them që nuk ka vendosur opozita, por qytetarët për protestën e nesërme. Ka qenë kërkesë ë herëpashershme, qytetarët kërkojnë protestë për të larguar Ramën. Protesta e nesërme është e veçantë, është më e fuqishmja që do bëhet, është e vërtetë si 2-3 të fundit, sepse kemi bërë të tjera, por që kanë rezultuar që kanë qenë të shitura, për të bërë show-n e radhës. Është protestë që do të mbahet mend, është thirrur nga qytetarët, është në situatë krejt të veçantë të vendit dhe të PD-së. Nuk duhet të harrojmë që përveç skandaleve të qeverisë, si vjedhjet, skandalin me Mcgonigal-in. PS kërkon të eliminojë PD dhe opozitën. Kjo është arsye madhore që demokratët të dalin të protestojnë. Me veprimet që po bën Rama po shkon drejt një instalimi të diktaturës. Rama i ka kapur institucionet. Me zgjedhjet e 14 majit do të fillojë opozita në institucione, se kemi 4 vjet me këshilla bashkiak monist, si rezultat i presionit dhe lojës së Ramës me Bashën. Rrezikohet seriozisht me ndërhyrjen e Ramës, hyrja e PD-së në zgjedhje. Si në 2019 që e lanë PD jashtë zgjedhje. Rama kërkon mosfutjen e PD në zgjedhje. Mund ta realizojë me vulën. Prandaj e ka zvarritur gjyqin. Sot nxorën datën e Apelit për të shqyrtuar ankimimin që ka bërë Alibasha për Kuvendin. Ankimimi nuk duhet të pranohej. Por është bërë me porosi të Ramës. Fuqia e Ramës është t’i japë vulën dy deputetëve dhe të mos lërë PD të futet në Zgjedhje. Protesta do të jetë e fuqishme në numra. Largimi i Ramës është domosdoshmëri. Mendoj se protesta e nesërme kërkon seriozitet dhe këtë e kanë dhënë qytetarët. Do të jetë paqësore, e fuqishme dhe e vendosur.

Absolutisht po. Kur themi largohet Rama, largimi është  nga numri i madh i qytetarëve në shesh. Kjo protestë e fuqishme, e organizuar nga e gjithë opozita do tregojë që Rama është në minorancë dhe këtë do e tregojmë dhe tek vota. Largimi është emergjencë. Kur themi skenarët e mundshëm, janë ato brenda ligjit, jo ato të Ramës me 21 janar me mercenarë që sulmuan dhunshëm kryeministrinë. PD nuk është si ‘Rilindja’.

Më tej, Baçi i bëri thirrje policisë të mos provokojë qytetarët.

Po ashtu, deputeti tha se të gjithë deputetët e opozitës do të jenë në shesh dhe se ndonjë prej tyre gjen një justifikim tregon që është pro Ramës.

Qytetarët kërkojnë largimin e  Ramës dhe qytetarët janë ata që vendosin. Strukturat e PD-së që janë njerëz të ndërgjegjshëm, duke pasur përballë një polici politike, do i bëja thirrje drejtuesve që përballë kanë vëllezërit e tyre. Dhe protestuesit e dinë që në krahët e policisë kanë të afërm. Policia duhet të zbatojë ligjin, nuk duhet të provokojë. Në rast provokimi të një mase të madhe të revoltuar do presin dhe reagimin e qytetarëve. Nuk besoj se qytetarët gabojnë. Policia gabon dhe provokon. Drejtues të caktuar politik, japin urdhra dhe provokojnë.

Rama të japë dorëheqjen, nuk dalin protestuesit. Problemi i Shqipërisë është kryeministri i korruptuar, kryeministri që bën Borde, një kryeministër që uzurpon, që mohon çdo fakt që del sheshit, mohon aferën e Portit të Durrësit, mohon rrugën Lekaj-fier, mohon skandalin me Mcgonigal. Me një kryeministër të tillë, qytetarët janë të mllefosur dhe do i japin përgjigje ditën e  nesërme me një protestë të fuqishme.

PD është e bashkuar, veç mendimeve ndryshe, diskutimeve e divergjencave në grupin parlamentar. PD në bazë s’ka asnjë problem. Në degë të gjithë janë aty dhe nesër janë në protestë.

Të gjithë do të jenë në protestë pasi dhe në protestat e mëparshme kanë qenë. Kanë marrë pjesë por kanë qëndruar pak më larg. Kanë qenë të gjithë veç Alibeajt dhe Bashës. Edhe nesër të gjithë deputetët do të jenë në protestë, i bëj thirrje të jenë të gjithë pavarësisht mendimeve ndryshe dhe divergjencave. Protesta është e qytetarëve. Të mos vish në protestë do të thotë që je pro Ramës. Ai që gjen një pretekst do të thotë që gjeti pretekst për t’u bashkuar me Ramën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy