Xeka: Ka rënie të theksuar të numrit të shpendëve dimërues. Një nga faktorët kryesorë, fragmentimi i habitateve

Xeka: Ka rënie të theksuar të numrit të shpendëve dimërues. Një nga faktorët kryesorë, fragmentimi i habitateve

Eksperti i mjedisit Erald Xeka tha në studion e MCN Economy se ka rënie të theksuar të numrit të shpendëve dimërues.

Sipas Xekës, një nga arsyet kryesore është fragmentimi i habitateve.

Duke marrë shembull Kune Vainin, Xeka tha se nëse ndërtimet vijojnë me këtë ritëm shumë shpejt nejrëzit do e shohin vetëm në foto lagunën.

Ajo që vërejmë, por edhe nga vëzhgimet e fundit të censit të shpendëve ujor dimërues është që kemi një trend që vazhdon prej vitesh, mbi 10 vjet që ka rënie të theksuar të numrit të shpendëve dimërues, kjo për një sërë faktorësh, por një ndër to është fragmentimi i këtyre habitateve.

Kur kemi në një rrugë shtegtimi normale, i gjithë Adriatiku, me këto lagunat nga veriu në liqenin e Shkodrës, Kune Vain, Divjakë-Karavasta, nartë dhe deri në Butrint, i gjithë ky korridor shtegtimi nëse shohim që ka fragmentime apo zënie habitatesh, siç po ndodh. Mund të përmend pjesën e Kunes mbi Drinin që çdo vit shohim që ka zhvillime, ndërtime që shtyjnë lagunën, besoj që për pak vite do e shohim vetëm në foto. Piketimet janë dhe në ujë, brenda në lagunë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy