Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha thotë se ajo që ka ndryshuar në këtë fushatë është fakti se krahasuar me vitin 2021 ka një realitet që atëherë nuk ekzistonte, shokët e Edi Ramës janë te 7x7=313, janë të arrestuar ose ndodhen në burg.
Për “MCN Informacion” ai deklaroi se gjetja erdhi vetvetiu, por se ka një të vërtetë të madhe, ku Edi Rama është një Kryeministër dhe gjysma e kabinetit i ndodhet pas hekurave të akuzuar për korrupsion dhe gjysma tjetër po përgatiten për të shkuar pas hekurave.
Sipas tij, suksesi në rrjetet sociale vjen në radhë të patë për shkak të vërtetësisë së mesazhit.
Ndër të tjera shtoi se kundërshtarët politikë kanë nisur të kopjojnë programin e Koalicionit Euroatlantik.

Kap plagën më të madhe të Shqipërisë, kjo qeveri me rekorde të theksuara, ka hyrë në histori si qeveria më e korruptuar që nga 1912.
Ne kemi evidentuar prej kohësh korrupsioni si pengesën madhore të vendit.
Prej kohësh, u mbushën pothuajse dy vjet që në parlament kemi depozituar akte dhe kërkesë për t’iu përgjigjur nevojave të SPAK duke alookuar më shumë fonde dhe burime njerëzore, për të çuar para drejtësisë së korruptuar.
Kam çuar projektligjin për vetingun e plotë të politikanëve, me qëllim që politika të pushojë së qeni një biznes fitimprurës siç është sot apo një mburojë për të korruptuarit nga drejtësia dhe të kthehet në një mision apo shërbim për njerëzit.
Suksesi në rrjetet sociale vjen në radhë të patë për shkak të vërtetësisë së mesazhit. Ajo që ka ngjitur në mesazhet e mia, që janë një pjesë e mesazheve, lidhet me vërtetësinë e këtij mesazhi.
Që shqiptarët në 11 maj do të votojnë ose për veten e tyre, për familjen e tyre, për Shqipërinë ose për Edi Ramën.
Mesazhi im, i Koalicionit Euroatlantik dhe i numrit 4 ka ecur jashtëzakonisht mirë.
Por në fund vendos vota, por në fund të gjithë kanë nga një votë dhe këtë votë do e përdorë ose për të ndëshkuar korrupsioni dhe votuar një alternativë për veten e vetë ose për të vazhduar dhe zhytur në llucën e korrupsionit.
Ka plot njerëz që do vazhdojnë të mbeten në llucë pasi janë përfitues të drejtpërdrejtë të korrupsionit.
Numri 5 është për të nxjerrë shokët e Ramës në burgut, ndërsa vota për 1 prodhon Elvis Roshin dhe Ilir Metën që nuk janë kura, por simptoma për krimin dhe korrupsionin.
Vetëm vota për Koalicionin Euroatlantik dhe për ekipin tonë është votë që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Nga mëngjesi deri në darkë jam në kontakt me njerëzit, kontakt i drejtpërdrejtë dhe pa filtra.
Vetë arsyeja e ekzistencës tonë si Koalicion Euroatlantik, është që shqiptarët të shohin një zgjidhje.
Ne duam t’iu japim shqiptarëve një ofertë 100% të pastër, pa kompromise dhe me vlera.
Programi ynë është me vlera të qarta që kundërshtarët tanë kanë filluar të na kopjojnë.
Kemi përjashtuar çdo bashkëpunim me të korruptuarit, me ata që nuk mbështesin 100% SPAK, duke sjellë në parlamentin e ardhshëm projektligjin për më shumë financa ndaj strukturës së posaçme, veting ndaj politikanëve dhe linjëzim me partnerët tanë ndërkombëtarë.
I pyetur se sa mandate synojnë në këto zgjedhje, Basha deklaroi se objektivi është largimi i kësaj qeverie dhe krijimi i një qeverie për njerëzit.



