Digjitalizimi në Bibliotekën Kombëtare, Asllani: Mungon ligji për ruajtjen e publikimeve online (VIDEO)

Digjitalizimi në Bibliotekën Kombëtare, Asllani: Mungon ligji për ruajtjen e publikimeve online (VIDEO)

Digjitalizimi i një pjese të mirë të koleksioneve, librave dhe botimeve të ndryshme, në mënyrë që studiuesit dhe të interesuarit t’u qasen më lehtë gjatë punës së tyre, por edhe krijimi i këndeve të leximit digjital, me qëllim shfrytëzimin e mijëra faqeve të digjituara nga fondet e saj antikuare, dorëshkrime, revista, harta, bibliografi, libra etj. janë vetëm disa nga nismat e vëna në praktikë së fundi nga Biblioteka.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani bën me dije për TemA TV se aktualisht janë të shfrytëzueshme në formatin digjital 6 411 njësi, nga të cilat: 5 521 njësi ofrohen në Këndet e Leximit Digjital.  Ndërsa flet për procesin e digjitalizimit, mënyrën e vënies në praktikë të tij dhe vlerën, Asllani rrëfen edhe për një projekt të ndërmarrë së fundmi mes Bibliotekës dhe Librarisë së Kongresit Amerikan, si dhe për idenë dhe ruajtjen e publikimeve online, ashtu si dhe për shtypin e shkruar, një ide, e cila pohon se ia vlen të zbatohet, por për të cilën është ende herët në Shqipëri, pasi pikë së pari mungon baza ligjore.

TABELA

Aktualisht në Bibliotekën Kombëtare janë të shfrytëzueshme 6 411 njësi të digjitalizuara

5 521 njësi ofrohen në Këndet e Leximit Digjital

Revista (1883-1944): 4 630 njësi (141 tituj)

Libra: 523 (ndër të cilët 367 janë antikuarë)

120 antikuarë janë për Skënderbeun

Dorëshkrime - 230 njësi

Harta - 78 njësi

Mikrofilma - 60 njësi

890 njësi ofrohen edhe online, shifër që do të rritet çdo muaj

Botimet online në ëebsite e BKSH, duke privilegjuar literaturën shkollore dhe studentore, por duke respektuar ligjin për copyright-in

Baza e të dhënave ka 429 785 regjistrime

Përdorues online të faqes  65 181

Vizita online të faqes - 173 913

Qasja në rubrikat e faqes online - 251 905

Qasja në Katalogun Elektronik - 110 494

Qasja në Bibliotekën Digjitale  - 6871

Qasja në Bibliografinë Online  - 1593

Kërkesa elektronike - 300

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy