Regjisori Kastriot Çipi duke folur në emisionin “Arnautistan” u shpreh edhe njëherë kundër asaj që ai e konsideron si futje të propagandës LGBTQI në shkolla, shkatërrimin e familjes, apo vendimin e PE për makinat elektrike. Ndër të tjera Çipi tha se nuk është Trump-ist, por do të zgjidhte këtë të fundit në raport me Joe Biden.
Regjisori tha se sot mbështet republikanin DeSantis-in, por nuk mban përgjegjësi nëse një ditë ai ndryshon qëndrime sikundër bëri Giorgia Meloni.
Në Tiranë u zhvillua një Konventë pro jetës dhe familjes, që bën thirrje për mbrojtjen e familjes, shenjtërinë e martesës, mbrojtja e fëmijëve nga propaganda LGBTQ. Pse na imponohet Perëndimi?! Si hyka te të drejtat e njeriut martesa LGBTQI. Klika globaliste po i imponon gjithë botës. Po preke të drejtat LGBTQI ke sanksione.
Nuk jam trump-ist. Për ato që deklaron sot DeSantis, unë mbështes DeSantis, a do t’i bëjë nesër s’e di. Mund të ndodhë që ta dredhë DeSantis, unë s’mbaj përgjegjësi pse e drodhi. Sikundër nuk mbaj përgjegjësi pse e drodhi Meloni në Itali. Për mua është rruga e djallit, siç është shkatërrimi i familjes, futja e propagandës LGBTQI nëpër shkolla, sikundër vendimi i fundit i PE, vendos partia çfarë industrie do kemi. Si mund të vendosë PE për makinat elektrike. Në 2035 e mbrapa nuk prodhoni më makina! Unë kam dyshime se demokracia liberale ka vdekur, është shpartalluar. Nuk është idhulli im Trump, është zgjedhje më e mirë se Joe Biden. S’mund të votoj një njeri që e ka djalin të korruptuar, që ka bërë dush me të bijën, apo mikun e Jeffery Epestein që është pedofil”.



