Ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e bashkëkombësit, merr fund arratia e shqiptarit

Ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e bashkëkombësit, merr fund arratia e shqiptarit

Policia britanike ka arrestuar një shqiptar të dënuar me 30 vite burg për vrasje.

Shqiptari Kujtim Puci, 30 vjeç, është arrestuar pas tri vitesh në arratis, ndërsa do të ekstradohet në Belgjikë për të kryer dënimin.

Fundjavën e kaluar, ai u arrestua në Leicester. Puci, vëllai i tij Arbeni si dhe Hajdar Allajbej, të tre shqiptarë që jetonin në Bruksel, merreshin me shfrytëzimin e prostitucionit.

Në natën e 3 prillit të vitit 2012, ai thirri në një kafe një shqiptar tjetër Klaudjo Alushi dhe në zënkë e sipër për çështjen e shfrytëzimit të vajzave, e godet atë me thikë disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, gjetën 25 vjeçarin Alushi të vdekur në trotuar. Autopsia zbuloi më vonë se ai kishte marrë edhe disa grushte të rënda, sidomos në pjesën e fytyrës.

Disa dëshmitarë kishte parë luftën, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë deklarime në polici. Dy ditë më vonë, Arben Puci, vëllai i tij ka pranuar vrasjen nga frika se njerëzit e viktimës do të hakmerreshin dhe se ai ishte më i sigurt në burg.

Dy të dyshuar të tjerë, duke përfshirë edhe vëllain e Pucit, ikën.

Në fund të vitit 2014, çështja përfundoi në Gjykatën e Assizes në Bruksel. Arben Puci u dënua me 18 vite burg, Allajbej u dënua me 28 vite dhe Kujtim Puci u dënua me 30 vite.

I dyshuari kryesor për vrasjen, Kujtim Puci u zbulua në Britani dhe u arrestua pas një urdhri evropian arrestimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy