Dhoma Amerikane, vërejtje për administratën tatimore

Dhoma Amerikane, vërejtje për administratën tatimore

Anëtarët e Dhomës Amerikane kanë shprehur disa shqetësime lidhur me mënyrën se si funksionon administrata tatimore në vendin tonë. Në radhë të parë, ata përmendin amnistitë fiskale, (ku ben pjese edhe drafti aktual i pergatitur nga qeveria) ku kusht per perfitimin e amnistise fiskale eshte heqja dore nga ana e tatimpaguesit nga procedurat gjyqesore te iniciuara per anullimin e detyrimeve tatimore.

“Vendosja e kushteve te tilla (qe penalizojne tatimpaguesit qe parapaguajne detyrimin tatimor dhe ndjekin rrugen ligjore te ankimit) duke favorizuar tatimpaguesit qe as e ankimojne detyrimin dhe as e paguajme, shkakton ne fund te fundit diskriminimin e tatimpaguesve te rregullt. Ne te njejten kohe, kjo fryme, incentivon tatimpaguesit jo te rregullt te presin amnistine e radhes”, thuhet në një raport të prezantuar sot ne emer te Dhomes nga kryetarja e Komitetit te Taksave dhe Ligjeve ne Dhomen Amerikane dhe anetare e Bordit drejtues te Dhomes, znj. Alketa Uruçi. 

Një tjetër shqetësim i reflektuar në raport është ai lidhur me afatet. Megjithese procedurat jane pershpejtuar, perseri nuk jemi brenda afatit ligjor 30 apo 60 dite.

“Problemet me sistemin informatik te administrates tatimore. Kjo problematike eshte bere edhe me e mprehte kohet e fundit pasi inspektoret e mbledhjes se borxhit nuk jane ne gjendje te identifikojne shumat qe duhen paguar nga ato qe jane gabim dhe detyrimet ne total po ekzekutohen nga aktet. Sjellim si shembull faktin se ka problematika me tatimpaguesit qe apelojne detyrime tatimore duke mos bere pagesen e detyrimit por duke vendosur garanci bankare. Pagesat e ketyre tatimpaguesve te bera per detyrimet korrente shkojne nga sistemi per shlyerjen e detyrimeve per te cilat eshte vendosur garanci bankare. Kjo ben qe detyrimet korrente te mbeten te papaguara dhe sistemi gjeneron gjoba dhe interesa fiktive. Sqarimi i statusit te ketyre detyrimeve, per te cilat shpesh fillohen edhe procedurat e mbledhjes me force kerkon burime njerezore nga tatimpaguesi por edhe nga administrata”, thuhet në konstatimet e anëtarëve të Dhomës Amerikane.

Një tjetër problematikë e konstatuar është ajo e mosfunksionimit të DAT per periudhen dhjetor – janar 2017. “Nga te dhenat e anetareve, DAT nuk ka funksionuar qe perpara 1 janar 2017 (date e hyrjes ne ligji te amendamentit te ligjit per procedurat tatimore qe e kaloi si drejtori ne Ministrine e Financave). Aktualisht kerkesat per apelim te cilave nuk iu ka kaluar afati per pergjigje nga DAT ne 31 dhjetor 2016 kane mbetur pezull. Cfare ndodh me apelimet e tjera te cilave iu plotesua afati i pergjigjes nga DAT para 31 dhjetor 2016? Perse nuk funksionoi drejtoria e apelimit prane DPT per periudhen deri ne 31 dhjetor 2016?”, thuhet në raport.

Anëtarët e Dhomës Amerikane vënë theksin edhe te mungesa e publikimeve nga ana e DPT siç parashikon ligji per procedurat tatimore.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy