Pakistan, 17 të vdekur pas shpërthimit

Pakistan, 17 të vdekur pas shpërthimit

Bilanci i zjarrit të rënë pas shpërthimit të regjistruar dje gjatë procesit të demontimit në një anije cisternë në Pakistan është rritur në 17 të vdekur, bëhet sot e ditur ndërsa forcat e shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e viktimave.

Të paktën 59 persona u plagosën gjatë shpërthimit të një tubi gazi duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm në një anije cisternë në zonën bregdetare në Dadani, në provincën lindore në Baluçistan, rreth 50 kilometra nga Karaçi.

“Bilanci ka arritur tashmë në 16 të vdekur”, njoftoi një zyrtar lokal, Zulfiqar Hashmi për median, duke e rishikuar me rritje nga bilanci paraprak që raportonte 11 të vdekur.

”Trupi i 17-te është gjetur më pas”, konstatoi një gazetar.

“Kemi gjetur katër trupa të tjerë në det me plagë të lehta”, saktësoi Hashmi, duke cituar mundësinë se disa persona janë hedhur në det për t’i shpëtuar flakëve

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy