
Për rreth 3 orë, kantautori dhe producenti Ardit Gjebrea është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK. Në përfundim ai deklaroi se është pyetur në cilësinë e dëshmitarit, ndërkohë që burimet bëjnë të ditur se Gjebrea ka dhënë shpjegime për dosjen Veliaj dhe pagesat që ka marrë nga bashkia e Tiranës për festivalin Kënga Magjike.



