Përmbyset autobusi me emigrantë, 18 të vdekur në Meksikë

Përmbyset autobusi me emigrantë, 18 të vdekur në Meksikë

Një autobus me dhjetëra emigrantë është përmbysur në jug të Meksikës, duke vrarë 18 persona dhe duke plagosur 27 të tjerë.

Shumica e emigrantëve ishin venezuelianë dhe pjesa tjetër nga Haiti.

Autobusi po lëvizte në një autostradë në shtetin Oaxaca kur u përmbys ditën e sotme, njoftoi prokuroria e shtetit.

Fotografitë e publikuara tregojnë autobusin e përmbysur në një kthesë të mbyllur rruge.

Autoritetet e shtetit fqinj Puebla theksuan se 15 të plagosur nga aksidenti trafiku u transferuan në spitalet e atij shteti.

Një numër i madh emigrantësh mbërrijnë në kufirin e Meksikës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Emigrantët përpiqen të kalojnë Meksikën duke udhëtuar me autobusë, kamionë ose trena komercialë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy