Një telefonatë në numrin e policisë ka ngritur në alarm efektivët e policisë së Tiranës. Një person ka raportuar për një çantë të dyshimtë te ‘21 Dhjetori’ në Tiranë.
Siç bën të ditur News 24, zona ku ndodhet çanta është rrethuar nga uniformat blu dhe njësia antieksploziv do të bëjë shpërthimin e kontrolluar.



