Basha: Paratë e drogës po pastrohen nëpërmjet bankave

Basha: Paratë e drogës po pastrohen nëpërmjet bankave

Kryetari i PD, Lulzim Basha, akuzoi sërish qeverinë dhe kryeministrin Rama për pastrimin e parave të drogës përmes projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Basha tha sot në një prononcim për mediat se paratë e krimit në Shqipëri po pastrohen përmes bankave, të cilat siç tha ai, kryejnë transaksione në shuma të konsiderueshme, para këto të vëna nga veprimtari të paligjshme, si trafiku i drogës.

"Shqipëria është vend i pastrimit të parave, vendi ku banka kryejnë transaksione të konsiderueshme nga të ardhurat e trafikut ndërkombëtar të narkotikës. Në gusht 2017, një tjetër raportim ndërkombëtar, indeksi i Bazelit kundër pastrimit të parave, e renditi Shqipërinë si një ndër tre vendet kryesore me rrezikun më të lart të pastrimit të parave në Europë.Tregon një përkeqësim të thellë për Shqipërinë në krahasim me një vit më parë. Janë qindra mln euro në duart e kriminelëve, të cilët duan t'i pastrojnë këto para. Janë investuar në ndërtim. Mijëra apartamente të pashitura janë rezultat i parave të drogës. Ka një parim themelor ekonomik, paraja e pisët përzë paranë e ndershme. Po largohet paraja e ndersdhme, nuk ka asnjë investim të ri të huaj p[rej 4 vitesh. ndërkohë që lulëzon droga. Paratë i pastrojnë edhe politikanët që marrin para nga kriminelët, blejnë vila e nxjerrin para nga Shqipëria. Rama tha të mos merren seriozisht akuzat për kapjen e ekonomisë nga krimi. Për 4 vjet me radhë ai iu kërkoi shqiptarëve të qeshnin për akuzat se në Shqipëri mbillej kanabis e trafikohej drogë, se opozita ngatërronte mushkonjat me avionë droge", tha Basha. 

Ai kërkoi hetim nga prokuroria dhe organizmat ndërkombëtarë për koncesionet. "Ato koncesione që i jep Rama kompanive, të cilët fshihen në parajsa fiskale, mund të jenë skema të pastrimit të parave të drogës. Projekti 1 mld euro duhet të ndalet tani, çdo koncesion duhet të hetohet në çdo detaj. Prokuroria e mbështetur nga ndërkombëtarët, duhet të hetojë çdo akt koncesioni. Kapja e ekonomisë nga krimi duhet të ndalet tani", tha Basha. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy