Dhjetra turistë kanë kaluar momente tmeri dhe frike pasi një person militant i ISIS hapi zjarr në një hotel turistik pranë aeroportit në Manila të Filipineve.
Të shtënat ndodhën në Resortin më popullor në Pasay City, në Filipine në rreth mesnatës me orën lokale.
Shpërthimet dhe të shtënat e armëve u dëgjuan që vinin nga pjesët esipërme e resortit duke krijuar panik dhe ankth tek turistët, ndërsa mediat tregojnë për viktima dhe të plagosur të cilët shiheshin të shtrirë brenda dhe jashtë ndërtesës.
Një person i armatosur i maskuar u pa në katin e dytë të një prej katër hoteleve të kompleksit, ku sipas raporteve ai ka qëlluar ndaj turistëve dhe punonjësve të hotelit.
Forca të shumta speciale të policisë kanë rrethuat kompleksin, ndërsa flitet se ka shume persona të plagosur.
Dëshmitarët okularë thonë se dëgjuan të shtëna armësh brenda resortit, ku përfshihen qendër tregtare, kinema e kazino.



