Në kuadër të operacionit të koduar “Gracka”, policia ka arrestuar arrestuar 22-vjeçaren Kristina Pjetri pjesë e grupit nga Kamza që kryenin grabitjet në Tiranë.
Sipas policisë, kjo shtetase dyshohet të jetë bashkëpuntore në 7 vjedhje me dhunë të kryera nga katër shtetasit e arrestuar në operacionin “Gracka”, më datë 02.04.2017.
Fillimisht ishte 22-vjeçarja e cila kërkonte ndihmë, të dëmtuarve duke i huazuar telefonin për të bërë një telefonatë më pas bashkëpunëtorët e saj shtetasit e arrestuar ushtronin dhunë fizike ndaj të dëmtuarve dhe më pas i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare, ku më pas largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.
Nga operacioni “Gracka” përfunduan në pranga vëllezërit Fatjon dhe Ndue Bushgjokaj, si dhe vëllai 17 vjeçar A Bushgjokaj. Gjithashtu, dy ditë më parë u arrestua edhe Elton Leka.



