Një snajper ka qëlluar për vdekje një kryetare bashkie dhe dy gazetare. Ngjarja ka ndodhur dje në një restorant në Imatra, një qytet i vogël finlandez në afërsi të kufirit me Rusinë.
Policia vendase njoftoi se ka arresuar një vendas 23-vjeçar lidhur me këtë ngjarje.
Viktimat janë qëlluar mbrëmë rreth mesnatës bëri të ditur zëdhënësi i policisë vendase.
Autori nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa motivi i krimit të trefishtë mbetet i panjohur.
Njëra prej viktimave, të cilat janë qëlluar në kokë dhe gjoks, është kryetarja e këshillit vendor, Tiina Wilén-Jäppinen.
Imatra ka rreth 28 000 banorë dhe ndodhet rreth 230 km në lindje të kryeqytetit Helsinki.



