Inceneratori Tiranës, Lala: SPAK ka gjurmuar transferta të mëdha parash nga Shqipëria në vendet jashtë

Inceneratori Tiranës, Lala: SPAK ka gjurmuar transferta të mëdha parash nga Shqipëria në vendet jashtë

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se SPAK ka arritur të gjurojmë disa transferta parash të cilat janë lëvruar nga Shqipëria në drejtim të vendeve jashtë.

Lala tha se SPAK pretendon se nga këto hetime ka arritur të përcaktojë pronarin e parave dhe për këtë ka marrë në pyetje persona të cilët në pamje të parë nuk janë të implikuar në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Zoti Ahmetaj në intervistën e tij ka thënë shumë më pak në raport me atë që ai di. Sepse ai ka qenë një njeri që ka firmosur listë pagesa kur ka qenë ministër i Financave.

SPAK nëse do të marrë një informacion të shkojë atje dhe të marrë deklaratën. Nëse do ngelemi vetëm në një intervistë ajo ka shkaktuar tronditje dhe brenda PS.

Intervista mund të merret si provë, por nuk i shkon deri në fund.

Sot SPAK në lidhje me këtë çështje të tre inceneratorët duhet të ishin hetuar të plotë. Të 3 në 1.

Në informacionet që unë kam prokurorët janë duke gjurmuar disa transferta që janë kryer dhe lëvruar nga Shqipëria në drejtim të vendeve jashtë.

Se kush është pronari i këtyre parave që janë lëvruar jashtë, këtë nuk mund ta them me siguri. Po flasim më inceneratorin e Tiranës.

Janë gjurmuar transferta në shuma të mëdha parash.

Piëkrisht në këto transfera, SPAK pretendon se ka arritur të përcaktojë se kush është pronari i paligjshëm i këtyre parave.

Në këtë aspekt ka thirrur në pyetje dhe persona të tjerë, të cilët nuk të thonë asgjë në pamje të parë, por rezultojnë të implikuar.

Ndërkohë gazetarja Ola Xama shtoi se në dosjen e SPAK më herët janë përmendur transfertat e parave të kryera nga Shqipëria drejt Zvicrës dhe Bullgarisë, por nuk ishin arritur ende të gjurmoheshin.

Janë gjetur dy llogari, njëra në Zvicër, tjetra në Bullgari. Në hetime tregohet se nuk janë gjurmuar se kush fshihej pas këtyre transfertave. Ndërsa në këtë që po thotë Klodi, ndoshta është gjetur diçka.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy