Sulmohen seksualisht 3 vajza në Kamzë

Sulmohen seksualisht 3 vajza në Kamzë

Tre vajza kanë rënë pre e ngacmimit seksual nga 3 djem. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së ditës, në Kamzë, kur 3 të rinjtë ngacmuan seksualisht vajzat që po kalonin rrugën. Njëra prej tyre u sulmua ashpër me grushta, ndërsa të tjerat u larguan.

Tre vajza u ngacmuan seksualisht nga 3 të rinj të lagjes. Ngjarja është shënuar rreth orës 19.00 të ditës së dielë në rrugën e OSBE-së, në Kamzë, kur 20-vjeçari Adjan. V dhe 2 shokët e tij, njëri 21 dhe tjetri 24 vjeç, u dolën përpara 3 vajzave që po kalonin në rrugë.

Aty nisën edhe ngacmimet seksuale me fjalë, ku 20-vjeçari insistonte që të kryente mardhënie seksuale me një vajzë me inicialet L.D, ndërsa 2 shokët i’u turrën 2 të tjerave.

Këto të fundit arritën të largoheshin me vrap, por shoqja mbeti në duart e Adjanit, i cili duke mos arritur qëllimin e tij, për shkak të prezencës së shumtë të kalimtarëve, e qëlloi vajzën me grushta në fytyrë dhe shkelma në trup, duke i shkaktuar dëmtime të shumta fizike. Agresori u arrestua menjëherë, pas kallëzimit penal të vajzës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy