Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka reaguar pas vrasjes së Presidentit hiatin Jovenel Moise dhe plagosjes së gruas së tij në shtëpinë e tyre.
Biden e cilësoi të “tmerrshme” vrasjen, ndërsa e dënoi atë dhe u tregua i gatshëm që SHBA të ndihmojë në sigurinë e Haitit.
“Ne e dënojmë këtë sulm të neveritshëm dhe dërgoj dëshirën time të sinqertë për shërimin e Zonjës së Parë Moise.
Shtetet e Bashkuara i shprehin ngushëllimet popullit të Haitit, ndërsa jemi të gatshëm të ndihmojmë për një Haiti të sigurt.
Ne kemi nevojë për më shumë informacione, pasi kjo është shqetësuese për shtetin e Haitit”, u shpreh Biden.
Moise, 53-vjeç, u qëllua për vdekje dhe gruaja e tij u plagos nga disa persona të armatosur dhe ende të paidentifikuar.
Vrasësit qëlluan me armë të kalibrit të lartë në rezidencën e tij private, duke ngjallur frikë e kaos në një vend të varfër si Karaibet, tashmë i pushtuar nga dhuna e shfrenuar e bandave.



